Turistëve serb iu mbarojnë paratë e pushimeve në Australi, zbrazin ATM-të duke vjedhur të dhënat e kartave

Bota

Turistëve serb iu mbarojnë paratë e pushimeve në Australi, zbrazin ATM-të duke vjedhur të dhënat e kartave

Më: 27 qershor 2020 Në ora: 19:38
Foto ilustrim

Dy turistë serbë kanë përdorur një sistem të sofistikuar për të filmuar njerëzit që përdorin ATM për të marrë të dhënat e kartave bankare dhe pinin.

Agjenti i pasurive të patundshme Filip Mrkajiç, 40 vjeç, dhe këngëtarja Romana Panic, 45 vjeç, bashkëngjitën këtë pajisje në tre ATM në Brisbane në Mars dhe Prill.

Dyshja ishin në Australi me viza turistike dhe kur iu mbaruan paratë, planifikuan të mbushnin xhepat e tyre me këtë mënyrë, ka deklaruar gjykatësi në Gjykatën e qarkut të Brisbane, Paul Smith.

Mrkajiç do të vuajë një dënim prej 14 muajsh burg, ndërsa këngëtarja  Romana Panic, do të vuajë dënimin me 12 muaj burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat