Gruaja shtatzënë vdes nga koronavirusi, mjekët shpëtojnë foshnjen

Bota

Gruaja shtatzënë vdes nga koronavirusi, mjekët shpëtojnë foshnjen

Më: 28 qershor 2020 Në ora: 23:16
Foto ilustrim

Një grua shtatzënë në Baton Rouge, Louisiana, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka ndërruar jetë nga koronavirusi.

Fatmirësisht, mjekët arritën të shpëtonin foshnjen e lindur para kohe, me sukses.

Familja e së ndjerës, Allie Guidry, thanë se ajo ishte shtruar në spital në fund të majit dhe ishte vendosur në ventilator por gjendja e saj nuk po përmirësohej.

Lindja e Allie, ishte parashikuar në tetor.

Duke parë që gjendja e saj vetëm po përkeqësohej, mjekët u detyruan të bëjnë lindje me prerje çezariane dhe foshnja erdhi në jetë 25 javëshe me peshë 2 kg.

I fejuari i saj, Michael Conish, apelon se virusi duhet marrë seriozisht.

Foshnja e quajtur Madelina, aktualisht është në spital në gjendje të qëndrueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat