Policia vret katër militantë që e sulmuan Bursën e Pakistanit, gjithsej shtatë të vdekur

Bota

Policia vret katër militantë që e sulmuan Bursën e Pakistanit, gjithsej shtatë të vdekur

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 09:39
Foto Ilustrim

Forcat e sigurisë në Pakistan kanë njoftuar se ka përfunduar sulmi ndaj Bursës së Pakistanit në Karaçi pasi katër militantët që e realizuan këtë sulm janë vrarë.

Përpos militantëve, raportohet se gjatë shkëmbimit të zjarrit janë vrarë dy roje dhe një polic, shkruan “Free Europe”.

Raportohet se situata tashmë është nën kontroll dhe se të gjithë punëtorët e kësaj burse janë të sigurt.

Ndërtesa e Bursës së Pakistanit ndodhet afër Bankës Shtetërore dhe disa institucioneve të tjera financiare të nivelit vendor dhe ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat