Japonia shënon numrin më të lartë të rasteve me Covid-19 që nga heqja e gjendjes emergjente

Bota

Japonia shënon numrin më të lartë të rasteve me Covid-19 që nga heqja e gjendjes emergjente

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 11:19
Foto ilustrim

Japonia i ka regjistruar 112 raste të koronavirusit të dielën. Kjo është shifra më e lartë ditore që nga 25 maji, kur vendi i Azisë Lindore e kishte hequr gjendjen emergjente.

Përpos rasteve të infektimeve, Ministria e Shëndetësisë e Japonisë njoftoi se gjatë 24 orëve të kaluara është regjistruar edhe një viktimë, shkruan “CNN”.

Rastet e koronavirusit kanë shënuar rritje të vazhdueshme ditëve të fundit në Japoni. Mbi 100 raste u shënuan për herë të dytë në tri ditët e kaluara.

Sekretari i Kabinetit, Yoshihide Suga, tha të hënën se qeveria nuk beson se është e nevojshme që të rivendoset gjendja emergjente, pavarësisht rritjes së numrit të rasteve.

Ai shtoi se shtimi i rasteve është rezultat i rritjes së numrit të testimeve te personat që kanë pasur kontakte të ngushta me të infektuarit.

Deri më tani, Japonia i ka regjistruar 18,366 raste të koronavirusit dhe 972 të vdekur. Kryeqyteti Tokio e shënoi shifrën më të lartë ditore në dy muajt e fundit me 60 raste të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat