Së paku 23 të vdekur nga fundosja e një trageti në Bangladesh

Bota

Së paku 23 të vdekur nga fundosja e një trageti në Bangladesh

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 11:51
Foto ilustrim

Të paktën 23 persona kanë vdekur në Bangladesh pasi trageti me të cilin po lundronin u përplas në një pengesë dhe u fundos, bënë të ditur zyrtarët e këtij shteti.

Trageti i fundosur ishte duke i bartur rreth 50 persona kur u fundos në lumin Buriganga, që rrjedh nëpër pjesën jugperëndimore të kryeqytetit Daka, njoftoi një zyrtar i zjarrfikësve.

Ai gjithashtu bëri të ditur se në mesin e viktimave janë gjashtë gra dhe tre fëmijë, shkruan “Reuters”.

Disa persona që ndodheshin në traget arritën të notonin deri në breg të lumit, por disa të tjerë janë ende të zhdukur.

Zyrtari i zjarrfikësve tha se deri më tani janë nxjerrë 23 trupa të pajetë dhe se autoritetet janë duke i kërkuar personat e zhdukur.

Qindra njerëz vdesin çdo vit në aksidente me traget në Bangladesh, shtet që shtrihet nën lartësi të vogël mbidetare dhe që ka rrjet të shpeshtë të lumenjve. Sidoqoftë, në këtë vend shpesh nuk respektohen standardet e sigurisë gjatë lundrimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat