Argjentina regjistron më tepër se 2100 raste të reja me COVID-19

Bota

Argjentina regjistron më tepër se 2100 raste të reja me COVID-19

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 16:44
Foto ilustrim

Argjentina ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.

Argjentina raportoi 2,189 raste të reja me COVID-19 pasi numri i përgjithshëm i infeksioneve arriti në 59.933, sipas të dhënave të lëshuara nga Ministria e Shëndetit e vendit të hënën në mëngjes, raporton Reuters.

Numri i të vdekurve në vend është 1.245, me 13 vdekje të reja.

Gjatë konferencës në mëngjes të Ministrisë Carla Vizzotti, Sekretari i Qasjes së Shëndetit, theksoi se pothuajse 95 për qind e rasteve të reja të raportuara i përkasin rajonit të metrosë Buenos Aires (AMBA).

Të premten në mbrëmje, presidenti i Argjentinës, Alberto Fernandez vendosi një bllokim në zonën e metrosë të Buenos Aires për shkak të “rasteve që rriten në mënyrë eksponenciale”.

Fernández njoftoi se banorët do të duhet të qëndrojnë në shtëpi përveç nëse ata po kryejnë punë thelbësore ose blerjen e provizioneve të nevojshme nga 1 korriku deri më 17 korrik.

Presidenti tha se “praktikisht 97 përqind” e rasteve të raportuara ditëve të fundit ishin raportuar në zonën metropolitane të Buenos Aires.

Vetë Presidenti Fernández ka qenë në izolim për shkak të pandemisë në rezidencën e tij zyrtare Quinta de Olivos që nga 17 qershori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat