OBSh-ja do të dërgojë një ekip në Kinë për ta hetuar origjinën e koronavirusit

Bota

OBSh-ja do të dërgojë një ekip në Kinë për ta hetuar origjinën e koronavirusit

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 09:26
Foto Ilustrim

Organizata Botërore e Shëndetësisë është duke planifikuar të dërgojë një ekip në Kinë për ta hetuar origjinën e pandemisë së koronavirusit me shpresë që të rritet aftësia për ta luftuar sëmundjen e re.

“Është shumë, shumë e rendësishme të dihet burimi i virusit. Mund ta luftojmë virusin më mirë kur dimë gjithçka rreth tij, përfshirë atë se si ka filluar”, tha drejtori i kësaj organizate, Tedros Adhanom Ghebreyesus, gjatë një konference virtuale për gazetarë.

“Javën e ardhshme do të dërgojmë një ekip në Kinë për t’u përgatitur për këtë dhe ne shpresojmë se kjo do të çojë në të kuptuarit se si filloi virusi”, shtoi ai, shkruan “The Guardian”.

Kryetari i OBSh-së nuk e tregoi përbërjen e këtij ekipi apo misionin specifik të tij. Shkencëtarët besojnë se virusi i ri ka kaluar nga kafshët te njerëzit në një treg në Ëuhan, ku shitej mish i kafshëve ekzotike.

Tedros gjithashtu paralajmëroi se pandemia është duke u përshpejtuar dhe është larg fundit, duke thënë se ai ka frikë që më e keqja ende nuk ka ardhur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat