UNFPA: Pandemia mund të rrisë rrezikun e martesave të hershme të fëmijëve

Bota

UNFPA: Pandemia mund të rrisë rrezikun e martesave të hershme të fëmijëve

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 12:11
Foto ilustrim

Martesat e hershme të fëmijëve mbeten të përhapura në të gjitha vendet e Eurazisë, nga India, Bangladeshi dhe Nepali deri në Gjeorgji, Turqi dhe Shqipëri. 30 për qind e grave të moshës 20-24 vjeç në Azinë e Jugut, 7 për qind në Azinë Lindore dhe Paqësor dhe 12 për qind në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore janë martuar nën moshën 18 vjeç.

Por vlerësimet e UNFPA (Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullatën), e cila publikoi dje raportin vjetor “Gjendja e Popullsisë së Botës”, paralajmërojnë se pandemia ka prishur përpjekjet e planifikuara për t’i dhënë fund martesës së fëmijëve dhe do të shkaktojë pasoja ekonomike të mëdha, me një parashikim prej 13 milionë martesash të hershme më shumë globalisht që, në situata të tjera nuk do të kishin ndodhur gjatë periudhës 2020 deri në 2030.

Ndikimi social ekonomik i pandemisë, së bashku me një ndërprerje në zinxhirët e furnizimit të kontraceptivëve, do të kontribuojnë në shtatzënitë e paplanifikuara që, nga ana tjetër mund të përkeqësojnë zgjedhjen e njëanshme të seksit të fëmijës.

Pandemia mund të rrisë rrezikun e martesave të detyruara e në moshë të hershme si një strategji për të zvogëluar barrën ekonomike në familje. Dhe bllokimet, mbylljet e shkollave dhe kufizimet e lëvizjes po prishin rutinat e vajzave adoleshente dhe sistemet e tyre mbështetëse.

Analistja e programit për popullsinë dhe çështjet gjinore UNFPA, Elsona Agolli, u shpreh sot në “Wake Up” se, “shkak i rrezikut të martesave në moshë të hershme ka të bëjë më shumë me gjendjen ekonomike të familjeve dhe më pak është çështje mentaliteti dhe pandemia ka thelluar varfërinë dh disa fenomene që lidhen me martesën në moshën nën 18-vjeç, sidomos të vajzave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat