Infermiere edhe në ditën e dasmës, e veshur me fustan nusërie ndihmon të lënduarën nga aksidenti

Bota

Infermiere edhe në ditën e dasmës, e veshur me fustan nusërie ndihmon të lënduarën nga aksidenti

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 09:34
Foto

Të jesh me profesion infermier do të thotë të jesh në dispozicion të njerëzve në çdo kohë, madje edhe në ditën e dasmës tënde.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe me Rachel Taylor në SHBA, e cila menjëherë pasi u martua, i ofroi ndihmën e saj një të plagosure e cila u aksidentua.

Por ndërsa ishin duke shkuar për në shtëpinë e tyre, ndodhi një aksident në të cilin u përfshinë disa makina.

‘Pashë disa njerëz duke tërhequr zvarrë një grua në anë të rrugës. E pashë që ishte e plagosur dhe se mund t’i kishte dalë kocka nga vendi”, tha Taylor.

Ashtu siç ishte e veshur me fustanin e nusërisë, ajo vrapoi për t’i ardhur në ndihmë gruas së plagosur.

Ajo i dha ndihmën e parë derisa të vinte ambulanca.

Fatmirësisht gruaja ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe për këtë falenderoi Taylor.

”Ajo ishte e mrekullueshme dhe më shpëtoi jetën, është një ëngjëll”, tha Tamara Peterson.

Peterson po trajtohet në shtëpinë e saj dhe shpreson të takojë përsëri Taylor. Për të mbuluar shpenzimet e saj për trajtimin mjekësor, është hapur një faqe GoFundMe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat