Britania e Madhe refuzon kërkesën e Maduro për kontrollin e arit

Bota

Britania e Madhe refuzon kërkesën e Maduro për kontrollin e arit

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 13:27
Nicolas Maduro

Një gjykatës britanik refuzoi t'i jepte Venezuelës kontroll mbi më shumë se një miliard dollarë ar, që është në kasafortën e Bankës së Anglisë.

Ai vendosi që ishte e paligjshme dorëzimi i tij te Nicolas Maduro, pasi Britania nuk e njeh atë si presidentin e Venezuelës.

Reuters raporton se një gjykatë britanike në rastin se kush kontrollon rezervat e arit të Venezuelës, të cilat janë të vendosura në Londër, vendosi që Britania e Madhe "njohu" liderin e opozitës Venezuelës Juan Guaido si president.

Maduro kërkoi që ari t’i dorëzohej, në mënyrë që të ndihmonte vendin në luftën kundër pandemisë koronavirus.

Sidoqoftë, Banka Qendrore Britanike, qeveria e së cilës e njeh Guaido si një drejtues legjitim, nuk pranoi t'ia dorëzonte arin qeverisë socialiste të Maduro.

Guaido kërkon të ruajë rezervat e arit në Bankën e Anglisë për t’i mbajtur larg qeverisë së Maduro.

Banka Qendrore e Venezuelës ka kërkuar të marrë ar, të cilin dëshiron ta shesë për ushqim dhe pajisje mjekësore, pasi Venezuelës i duhen në mënyrë të dëshpëruar në luftën kundër pandemisë.

Saros Zaivala, një avokat që përfaqëson Maduron, premtoi të paraqiste një apel.

Ai tha në një deklaratë se verdikti "injoron plotësisht realitetin e situatës në terren" në Venezuelë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat