Nis gjykimi në Gjermani i sirianes që rekrutonte gra për xhihadistët e ISIS-it

Bota

Nis gjykimi në Gjermani i sirianes që rekrutonte gra për xhihadistët e ISIS-it

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 19:36
Ilustrim

Një grua 30-vjeçe me shtetësi gjermane dhe prejardhje nga Siria përballet me 10 vjet burgim, e akuzuar se ka aranzhuar martesa për pjesëtarë të ISIS-it.

E akuzuara, e identifikuar si Lorin I, për shkak të ligjeve të privatësisë në Gjermani, pranoi gjatë gjykimit në qytetin Celle në veri të Gjermanisë, se kishte udhëtuar me bashkëshortin e saj në Siri, në vitin 2014.

Ajo ka thënë se është penduar për këtë udhëtim dhe se ka dëshiruar të distancohej nga ky grup i armatosur.

Avokati i saj ka thënë se nuk kishte dëshmi që të përkrahej akuza se klientja e tij kishte rekrutuar gra nga Gjermania, për t’u martuar më luftëtarët e ISIS-it, shkruajnë mediet gjermane.

Gruaja përballet me akuzat e “të qenit anëtare e një organizatë terroriste” dhe për shkeljen e ligjit për kontroll të armëve në Gjermani, ngase thuhet se kishte pasur dy armë dhe një granatë dore derisa kishte qenë në Siri, shkruan Al Jazeera, transmeton KOHA.

Prokurorët thonë se qëllimi i udhëtimit të saj për në Siri kishte qenë përkrahja e ISIS-it dhe se i përkiste një rrejti të grave të cilat dërgojnë gra tjera nga Gjermania e në kalifatin e vetëshpallur të këtij grupi.

Prokuroria lexoi mesazhet e saja ditën e parë të gjykimit, ku thuhet se po inkurajonte tjerët që t’i bashkoheshin dhe lavdëronte jetën nën ISIS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat