Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Dy punonjësit e Organizatës Botërore të Shëndetësisë janë pezulluar nga puna.
Ata u kapën duke bërë seks në makinën e një zyrtari të OBSH-së.
Ngjarja ka ndodhur në Izrael disa ditë më parë. Nëz pamjet e bëra virale shikohet një prej punonjësve të OKB-së teksa qëndronte në pjesën e pasme të fuoristradës nën shoqërinë e një femre, ndërsa kolegu i tij qëndronte në vendin e shoferit.
Gruaja nuk është punonjëse e Kombeve të Bashkuara. Në një konferencë për mediat zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, njoftoi pezullimin nga detyra të dy punonjësve duke shtuar se ky akt i tyre është i dënueshëm dhe shkelje e hapur e etikës.