Irani paralajmëron hakmarrje ndaj Izraelit e SHBA’së, pa i përmendur - Bota Sot
Irani paralajmëron hakmarrje ndaj Izraelit e SHBA’së, pa i përmendur

Bota

Irani paralajmëron hakmarrje ndaj Izraelit e SHBA’së, pa i përmendur

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 15:38
Trump

Pas raporteve se ishte Izraeli që kishte kryer sulme kibernetike në qendrën bërthamore Natanz në Iran që i shkatërroi rreth 80 % të rezervave të gazit që shfrytëzohet për pasurim të uraniumit, ka reagim një të dytë nga autoritetet e Iranit që premtojnë hakmarrje pas atij të parit që mohonin se kishin probleme në Natanz, transmeton Gazeta Metro.

Në një reagim të zakonshëm të zjarrtë që dëgjohet nga regjimi i ajetollahëve ata thanë se do të godasin furishëm ndaj përgjegjësve ndaj sulmit të mundshëm ndaj qendrave iraniane bërthamore.

“Teherani do të hakmerret fuqishëm cilit do shtet që do të guxonte të kryente sulme kibernetike në objektet bërthamore iraniane” kishte thënë Gholam Rezah Jalali, kreu i mbrojtës civile të Iranit.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, agjencia kryesore e sigurisë në Iran ka njoftuar se janë identifikuar arsyet e rënies së zjarrit në qendrën bërthamore, e që për arsye sigurie do të zbulohen në momentin e duhur.

“Përgjigja ndaj sulmeve kibernetike është pjesë integrale e sistemit tonë të mbrojtjes. Është dëshmuar se jemi cak i sulmeve kibernetike dhe gjithmonë do të reagojmë me ashpërsi ndaj tyre,” porositi Jalali në televizioni  e tyre.

Mediat iraniane e kishin përmendur SHBA’të dhe Izraelin si armiq të aftë për sabotime, por nuk i akuzoi drejtpërdrejt për zjarrin në qendrën bërthamore në Natanz.

Ishte gazeta e Kuvajtit Al-Jarida që kishte shkruar se ishte Izraeli që kishte kryer këtë sulm si reagim ndaj sulmit të Iranit në sistemin e ujësjellësit të Izraelit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat