Zëvendësministri rus i Mbrojtjes thotë se nuk kanë negociuar për pjesëmarrjen e tyre në samitin G7 - Bota Sot
Zëvendësministri rus i Mbrojtjes thotë se nuk kanë negociuar për pjesëmarrjen e tyre në samitin G7

Bota

Zëvendësministri rus i Mbrojtjes thotë se nuk kanë negociuar për pjesëmarrjen e tyre në samitin G7

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 22:45
Foto nga takimi

Nuk ka pasur negociata konkrete rreth pjesëmarrjes ose jo të Rusisë në një samit të G7-ës këtë vit, tha sot zëvendësministri rus i Mbrojtjes, Sergei Riabkov.

“Ne nuk kemi pasur negociata të këtij lloji dhe nuk kemi ende asnjë”, tha Riabkov në Moskë.

Komenti vjen pasi John Sullivan, ambasadori amerikan në Rusi tha në një intervistë se administrata në Uashington ishte tashmë në bisedime me Ministrinë e Jashtme ruse për këtë çështje.

Presidenti amerikan Donald Trump, i cili do të presë samitin e këtij viti në G7-ës, po ecën përpara me përpjekjen për të sjellë vende të tjera në këtë samit, me një theks të veçantë për të ftuar presidentin rus, Vladimir Putin.

Muajin e kaluar, Trump pyeti nëse G7-a, e përbërë nga SHBA-ja, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Britania e Madhe përfaqësonin apo jo siç duhej zhvillimet e reja në botë. Ai e konsideron G7-ën një grupim shumë të vjetruar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat