Koronavirusi: 540 mijë viktima dhe 11,7 milion të infektuar në të gjithë botën

Bota

Koronavirusi: 540 mijë viktima dhe 11,7 milion të infektuar në të gjithë botën

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 07:21
Ilustrim

Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në 11,7 milion, përkatësisht 11,744,397 sipas Worldometers.

Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 540,764.

Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 132,979 viktima, ndërsa pas saj radhiten Brazili me 65,556, Britania e Madhe me 44,236, Italia me 34,869, Franca me 29,920 dhe Spanja me 28,388.

Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4,634.

Në Shqipëri janë shënuar 79 viktima dhe janë infektuar 2,964 persona.

Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia Covid-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani 6,740,096 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 4,4 milion raste aktive që presin të shërohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat