E quajti “grip të lehtë” dhe u mundua të minimizoj rrezikun e COVID-19, presidenti brazilian ka simptoma të coronavirusit - Bota Sot
E quajti “grip të lehtë” dhe u mundua të minimizoj rrezikun e COVID-19, presidenti brazilian ka simptoma të coronavirusit

Bota

E quajti “grip të lehtë” dhe u mundua të minimizoj rrezikun e COVID-19, presidenti brazilian ka simptoma të coronavirusit

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 09:58
Jair Bolsonaro

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro, ka simptoma të COVID-19, raporton CNN në Brazil.

Siç raporton Reuters, rezultatet e testit pritet t’i marrë gjatë ditës së sotme.

Bolsonaro shpesh ka qenë kundër distancës fizike që është rekomanduar nga shumica e ekspertëve shëndetësorë, duke e cilësuar coronavirusin si “grip të lehtë”.

E pikërisht për shkak të këtyre veprimeve dhe deklaratave, është kritikuar se është munduar të minimizoj rrezikun e epidemisë së coronavirusit.

Bazuar në të dhënat e Worldometers, Brazili renditet në vendin e dytë në botë për nga numri i të infektuarve dhe vdekurve si pasojë e coronavirusit, pas Shteteve të Bashkuara.

Gjatë 24 orëve të fundit në këtë vend janë regjistruar më shumë se 20.229 raste të reja me COVID-19, ku numri i përgjithshëm ka shkuar në 1.623.284, ka njoftuar ministria e Shëndetësisë në Brazil.

Sa i përket atyre t të viktimave, edhe 620 tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, ku numri i përgjithshëm ka shkuar në 65.487.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat