Melburni sërish në izolim

Bota

Melburni sërish në izolim

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 17:21
Melburn-Australi

Mbi pesë milionë banorë të Melburnit – qyteti i dytë më i madh në Australi – do të jenë në izolim për gjashtë javë, pasi është shënuar rritje e numrit të rasteve me koronavirus.

Kryeministri i Viktorisë, rajoni në të cilin ndodhet Melburni, tha se izolimi do të fillojë në mesnatën e së mërkurës dhe do të zgjasë të paktën gjashtë javë.

“Ne nuk mund të pretendojmë se kriza e koronavirusit ka përfunduar”, tha Daniel Andrews.

Vendimi vjen pasi u regjistruan 191 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.

“Ky është një numër i lartë”, tha ai.

“Askush nuk donte të ishte në këtë situatë. E di se do të ketë dëme për shkak të saj. Do të jetë sfiduese”, tha Andrews.

Qytetarët do të jenë në gjendje të dalin nga shtëpitë e tyre, vetëm për të shkuar në dyqane, nëse duhet të kujdesen për të tjerët, të bëjnë ushtrime apo të shkojnë në punë.

Shumica e studentëve do t’i kthehen mësimit në distancë, ndërsa restorantet dhe kafenetë do të shërbejnë vetëm ushqim që mund të merret me vete.

Në Australi deri më tani janë shënuar mbi 9,000 raste me koronavirus dhe 106 viktima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat