Borrell: Bisedimet për paktin e migracionit po përparojnë me vështirësi - Bota Sot
Borrell: Bisedimet për paktin e migracionit po përparojnë me vështirësi

Bota

Borrell: Bisedimet për paktin e migracionit po përparojnë me vështirësi

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 21:51
Josep Borrell

Bisedimet për krijimin e një pakti të ri për migracionin në Bashkimin Europian po përparojnë me vështirësi, u shpreh sot eurodiplomati i lartë, Josep Borrell.

“Ne po përparojmë me vështirësi, megjithatë po përparojmë”, tha ai, duke shprehur edhe optimizëm.

“Ne e ndajmë vendosmërinë e Maltës për të zgjidhur problemin e flukseve të parregullta të migracionit dhe situatën në Libi”, tha Borrell, duke shtuar se Malta ka nevojë për ndihmë për të menaxhuar këto flukse migratore në territorin e saj.

Pesë vende anëtare të BE-së ranë dakord për një plan, vitin e kaluar, për reformimin e sistemit të zhvendosjes së migrantëve në BE, megjithatë ky plan nuk ka arritur të tërheqë vende të tjera deri më tani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat