Deutsche Bank gjobitet 150 milionë dollarë për lidhje me të dënuarin për krime seksuale Jeffrey Epstein - Bota Sot
Deutsche Bank gjobitet 150 milionë dollarë për lidhje me të dënuarin për krime seksuale Jeffrey Epstein

Bota

Deutsche Bank gjobitet 150 milionë dollarë për lidhje me të dënuarin për krime seksuale Jeffrey Epstein

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 00:07
Deutsche Bank gjobitet 150 milionë dollarë për lidhje me të dënuarin për krime seksuale Jeffrey Epstein

Banka gjermane “Deutsche Bank AG” u pajtua të martën që të paguajë gjobën prej 150 milionë dollarësh për të zgjidhur çështjet ligjore në ato që cilësohen si, dështime të konsiderueshme të zbatimit të ligjit, në marrëdhëniet me të dënuarin për krime seksuale dhe financierin Jeffrey Epstein.

Departamenti i Sherbimeve Financiare të shtetit të Nju Jorkut tha se banka nuk kishte vëzhguar si duhet transaksionet e financierit Epstein, pavarësisht njohurive publike të përhapura lidhur me krimet e tij seksuale.

Departamenti tha se dështimi i “Deutsche Bank AG” çoi në përpunimin e qindra transaksioneve të Epsteinit që duhet të ishin egzaminuar më me kujdes, përfshi pagesat për viktimat e tij dhe firmat ligjore që përfaqësonin atë dhe bashkëpunëtorët e tij.

Rregullatori i shtetit të Nju Jorkut tha se “Deutsche Bank AG” po ashtu dështoi në marrëdhëniet e tij me “Danske Bank Estonia” dhe “FBME Bank” duke mos vëzhguar siç duhet operacionet e tyre të korrespondencës dhe qartësimit të procedurave.

Gjoba, thuhet në vendimin e sistemit rregullator financiar të Nju Jorkut, është veprimi i parë i zbatimit të ligjit kundër Epsteinit, i cili kreu vetëvrasje në burg në muajin gush, pasi ishte arrestuar një muaj më parë nën akuzat për trafik seksual.

Financieri Epstein, i cili kishte njohje me Presidentin Donald Trump, ish-Presidentin Bill Clinton dhe Princin Andrew, më parë kreu një vit burg në Florida pasi pranoi fajin në vitin 2008 për trafikim vajzash nën moshë për qëllime seksuale.

Bashkëpunëtorja e kahershme e financierit Epstein, Ghislaine Maxwell, u transferua të martën në një burg të qytetit të Nju Jorkut që po përjeton raste me koronavirus dhe probleme të tjera. Ajo përballet me akuza se rekrutoi vajza për Epstein me qëllime për abuzime seksuale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat