Armenia do të prodhojë “kalashnikovë”

Bota

Armenia do të prodhojë “kalashnikovë”

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 14:41
Foto Ilustrim

Një kompani armene që synon të marrë certifikatën për prodhimin e pushkëve “Kalashnikov” ka nisur prodhimin e modeleve të avancuara të armës së njohur ruse. Prodhimet do furnizojnë ushtrinë vendëse por edhe do të eksportohen drejt vendeve të tjera.

Armenia ka nisur prodhimin e modeleve të avancuara të armës luftarake më të famshme ruse, Kalashnikovit, për përdorim të brendshëm ushtarak dhe për eksportim jashtë vendit.

Kompania armene “Neutron” e specializuar për mitralozët nisi këtë muaj projektin 10-vjeçar për prodhimin e modeleve Kalashnikov të serisë AK-103.

Ky model i vitit 1994, zëvendëson serinë AK-74 që ka qenë nga armët automatike të lehta më të përdorura për veprimet luftarake në botë, por ka mundësinë të përshtatet në pjesën e sipërme me pajisje më moderne si dylbitë elektronike apo kamerat termike për gjurmim.

Në këtë fazë të parë të prodhimit, të gjithë komponentët metalikë, ata plastikë dhe materialet prej nanofibre sigurohen nga Rusia, nga organizata mëmë që mban markën e Kalashnikovit.

“Po përgatitemi të kemi një linjë montimi të aftë për të prodhuar deri 50 mijë pushkë dhe 150 milionë plumba të kalibrit 7,62 mm në vit. Deri tani kemi realizuar 150 pushkë automatike, dhe kur të arrijmë 1 mijë, presim të marrim certifikatën e organizatës ruse.”

Kontrata e lidhur në 2018-ën mes kompanisë Kalashnikov dhe firmës armene parashikon ndër të tjera që kjo e fundit të blejë 24 milionë dollarë pajisje për modernizimin e linjës së prodhimit.

Republika e Armenisë ndodhet mes dy kontenteve të Europës dhe Azisë.

Si një vend strategjik në rajonin e Kaukazit, vendi bashkëpunon shpesh me Rusinë për çështjet e mbrojtjes, ndërsa një pjesë e armëve të prodhuara gjatë viteve në vijim do u furnizohen vendeve të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat