Hoqi maskën në konferencë, gazetarët padisin Presidentin e Brazilit

Bota

Hoqi maskën në konferencë, gazetarët padisin Presidentin e Brazilit

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 15:41
Zhair Bolsonaro

Shoqata e Gazetarëve në Brazil do të padisë presidentin, Zhair Bolsonaro, pasi hoqi maskën në një konferencë për media.

 Kreu i shtetit u konfirmua ditë më parë me Covid-19 dhe veprimi I tij mund të çojë në infektimin e reporterëve të pranishëm. Shoqata thotë se Bolsonaro nuk respektoi distancën e sigurisë dhe vuri në rrezik jetët e gazetarëve.

“Vendi nuk mund të tolerojë një sjellje të tillë që shkon përtej papërgjegjshmërisë dhe është një krim i qartë kundër shëndetit publik”, thekson Shoqata e Gazetarëve.

Reporteri i CNN në Brazil, Leandro Magalhae, i cili ishte i pranishëm në konferencë, është izoluar në shtëpi në pritje të testit për koronavirus. Ndërkohë, gjendja shëndetësore e presidentit Bolsonaro është e mirë dhe ai konfirmoi se po trajtohet me ilaçin kundër malarias, të rekomanduar nga homologu amerikan, Donald Trump.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat