Hetimi mbi COVID-19/ OBSH krijon panel të pavarur për të shqyrtuar trajtimin e pandemisë

Bota

Hetimi mbi COVID-19/ OBSH krijon panel të pavarur për të shqyrtuar trajtimin e pandemisë

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 16:46
OBSH

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) tha të enjten se po krijonte një panel të pavarur për të shqyrtuar trajtimin e pandemisë COVID-19 dhe përgjigjen ndaj saj nga qeveritë në të gjithë botën.

Njoftimi pason pas një kritike të fortë nga administrata e Presidentit amerikan Donald Trump, i cili akuzoi OBSH-në se ishte "qendër e Kinës" dhe njoftimi zyrtar i SHBA të marten, se po tërhiqej nga agjensia, raporton Reuters.

Ish-kryeministri i Zelandës së Re Helen Clark dhe ish presidenti i Liberisë Ellen Johnson Sirleaf kanë rënë dakord të kryesojnë panelin, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

"Madhësia e kësaj pandemie, e cila ka prekur pothuajse të gjithë botën, meriton qartë një vlerësim të njëanshëm, një vlerësim të ndershëm," tha Tedros në një takim virtual me përfaqësuesit e 194 shteteve anëtare të OBSH.

Bashkëkryetarët do të zgjedhin anëtarët e tjerë të panelit, tha ai. Paneli pastaj do të sigurojë një raport të përkohshëm për një takim vjetor të ministrave të shëndetësisë në nëntor dhe do të paraqesë një "raport thelbësor" majin e ardhshëm.

"Ky nuk është një raport standard që futet në një kuti dhe pastaj vendoset në një raft për tu mbuluar nga pluhuri. Kjo është diçka që ne e marrim seriozisht, " tha Tedros.

Në maj, vendet anëtare të OBSH-së miratuan njëzëri një rezolutë të propozuar nga Bashkimi Evropian duke kërkuar një vlerësim të përgjigjes globale ndaj pandemisë.

Duke iu drejtuar takimit të së enjtes, Clark tha se detyra do të ishte "jashtëzakonisht sfiduese".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat