Gjendet i vdekur kryetari i Seulit, ishte zhdukur nga e mërkura - Bota Sot
Gjendet i vdekur kryetari i Seulit, ishte zhdukur nga e mërkura

Bota

Gjendet i vdekur kryetari i Seulit, ishte zhdukur nga e mërkura

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 18:20
Seul

Kryetari i kryeqytetit të Koresë së Jugut, Seul, është gjetur i vdekur pasi e bija e tij kishte raportuar rastin në polici se babai i saj është zhdukur pa gjurmë që nga dita e djeshme, raporton Independent.

Policia në Seul ka gjetur trupin e pajetë të Park Won-Soon në Bugak në pjesën veriore të Seulit, në afërsi të vendi ku sinjali i telefonit të tij ishte detektuar nga policia gjatë kërkimit.

E bija e tij i kishte telefonuar policia duke ua bërë me dije se babai i saj është zhdukur nga dita e djeshme, dhe se pak momente para gjetjes së tij nuk e kishte as edhe një ide se ku mund të ketë shkuar.

Zyrtarë të kabinetit të Won-Soon, kanë konfirmuar sot se ai nuk ishte shfaqur fare në punë për arsye të panjohura dhe se kishte anuluar të gjitha takimet që i kishte pasur gjatë ditës së djeshme.

Park ishte aktivist që merrej me mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe në vitin 2011 ishte zgjedhur si kryetar i Seulit, e vitin e kaluar filloi mandatin e tij të tretë dhe njëherit të fundit.

Ai ishte anëtar i Partisë Demokratike, dhe shumë njohës të politikës së këtij vendi e kanë parë si kandidat adekuat për president në zgjedhjet e vitit 2022. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat