Për të vizituar Korenë e Jugut kërkohet certifikata negative e testit - Bota Sot
Për të vizituar Korenë e Jugut kërkohet certifikata negative e testit

Bota

Për të vizituar Korenë e Jugut kërkohet certifikata negative e testit

Nga: E.R Më: 10 korrik 2020 Në ora: 09:25
Foto Ilustrim

Për të udhëtuar në Korenë e Jugut duhet certifikatë e testit Covid-19

Udhëtarët e huaj që vizitojnë Korenë e Jugut nga vendet me numër të madh të rasteve të koronavirusit do të duhet të japin certifikata që tregojnë një rezultat negativ të testit, raporton agjensia e lajmeve Yonhap, shkruan BBC, trransmeton, ''Bota sot''.

Masa e re, që do të zbatohet të hënën, do të kërkojë që vizitorët të tregojnë dokumentet "të lëshuara brenda 48 orësh", thotë Yonhap, duke cituar Qendrat e Koresë për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KCDC).

Shton se certifikatat duhet të lëshohen nga qendrat e testimit dhe objektet mjekësore të njohura nga Seul.

Muajin e kaluar, Koreja e Jugut paralajmëroi se po përjetonte një valë të dytë të koronavirusit, megjithë regjistrimin e numrave relativisht të ulët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat