​Patel: Sistemi i ri i emigracionit do të tërheqë më të mirën e botës

Bota

​Patel: Sistemi i ri i emigracionit do të tërheqë më të mirën e botës

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 16:28
Priti Patel

Britania e Madhe do të paraqesë një sistem emigracioni, i bazuar në pikat e post Brexit, që do ta lejojë atë të marrë kontrollin e kufijve të saj dhe të lëshojë potencialin e plotë të vendit tonë, tha sot sekretarja e Brendshëm, Priti Patel.

“Britania e post-Brexit do të jetë një komb sovran me një sistem emigracioni që tërheq më të mirën nga e gjithë bota”, u shpreh ajo për gazetën e mirënjohur “The Sun”.

“Sistemi është krijuar për të tërhequr shkencëtarët, novatorët dhe sipërmarrësit, të cilët mund të fuqizojnë rritjen e ardhshme ekonomike”, tha shefi i kabinetit, Michael Gove për “Sunday Telegraph”.

Qeveria ka premtuar të pakësojë migracionin aftësi-paktë dhe të lehtësojë hyrjen për profesionistët e aftë, duke dhënë pikë për aftësitë në gjuhën angleze dhe ofertat e konfirmuara për punë, si edhe duke kërkuar të ardhura minimale./atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat