Walt Disney World hap dyert pas 4 muajve

Bota

Walt Disney World hap dyert pas 4 muajve

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 17:35
Walt Disney World

Parku i argëtimit më i vizituar në botë, Walt Disney World u rihap këtë të shtunë, pasi qëndroi i mbyllur për thuajse 4 muaj për shkak të pandemisë COVID-19. Megjithatë, rihapja e parkut të famshëm të ndodhur në Orlando, Florida vjen në një kohë kur shteti vijon të regjistrojnë një numër të lartë infektimesh të reja.

Si pjesë e rregullores, të gjithë vizitorët mbi 2 vjeç duhet të mbajnë maska, ndërsa temperatura e tyre kontrollohet përpara se ata të hyjnë në park.

Për momentin, numri i vizitorëve të lejuar është i kufizuar, ndërsa nuk mungojnë as tabelat dhe sinjalistikat që inkurajojnë distancimin social mes tyre.

Florida regjistroi 10.360 raste të reja me coronavirus gjatë të shtunës, sipas raportimeve të departamentit të shëndetësisë, duke e çuar totalin e këtij shteti në afro 255 mijë raste. Florida është kthyer kështu në epiqendrën kryesore të pandemisë në Shtetet e Bashkuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat