Djalin e gjuetarit të njohur të krokodilëve, e kafshon gjarpri në fytyrë - Bota Sot
Djalin e gjuetarit të njohur të krokodilëve, e kafshon gjarpri në fytyrë

Bota

Djalin e gjuetarit të njohur të krokodilëve, e kafshon gjarpri në fytyrë

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 16:31
Robert Irwin

Robert Irwin, djali i gjuetarit të ndjerë të krokodilëve, Steve Irwin, çdo ditë e më shumë po i ngjanë të atit.

Edhe atij i interesojnë kafshët e egra, kështu vendosi të realizojë një dokumentar për to, megjithatë gjërat nganjëherë nuk shkojnë ashtu siç i kemi menduar.

Robert së fundmi ka publikuar në profilin e tij në Instagram pamjet, ku shihet duke luajtur me një piton gjatë xhirimit të dokumentarit.

Por, gjarprit gjigant dukej se nuk i pëlqente loja e tij dhe në një moment e sulmoi duke e kafshuar në fytyrë.

“Pasi e kemi shpëtuar, ky piton na e ka rikujtuar situatën e ngjashme që ka ndodhur dekada më parë në një episod të dokumentarit të gjuetisë së krokodilëve. Ndoshta, ata në këtë mënyrë falënderojnë të tjerët”, ka shkruar Robert përbri videos së publikuar.

Para kësaj videoja, kishte shpërndarë fotografinë me të cilën i krahasonte plagët e tij me të babait, që kishte pasur fatin e njëjtë me një gjarpër.

Image
 

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat