Putini në fushatë hakmarrëse: Arrestimi në Lindjen e Largët, po shkakton derdhjen e fuçisë - Bota Sot
Putini në fushatë hakmarrëse: Arrestimi në Lindjen e Largët, po shkakton derdhjen e fuçisë

Bota

Putini në fushatë hakmarrëse: Arrestimi në Lindjen e Largët, po shkakton derdhjen e fuçisë

Nga: Sherif Ramabaja Më: 13 korrik 2020 Në ora: 23:01
Vladimir Putin

"Putin, tërhiqu!": Dhjetëra mijëra njerëz në Khabarovski bërtasin nga zemërimi i tyre për ditën e tretë me radhë. Protestat janë të pashembullta. Arrestimi i guvernatorit të rajonit në Lindjen e Largët të Rusisë, thyen heshtjen e zemërimit popullor.

"Putin, largohu!" "Putini është një hajdut!" "Liri!" "Larg nga Moska!" "Sergei Furgal është i zgjedhuriynë": Me këto parulla, mijëra njerëz marshuan nëpër rrugët e qytetit lindor rus të Khabarovskit, fundjavën e kaluar . Vëzhguesit flasin për protestat më të mëdha në vite. Vlerësohet se të shtunën, midis 30,000 dhe 60,000 njerëz haptas bërtisnin nga zemërimi i tyre. Demonstruesit i shoqëronte po ashtu, zhurma e lartëi makinave. Të Dielën, protestat vazhduan deri natën vonë. Gjithashtu kishte protesta edhe në qytete të tjera të rajonit. Protestat do të vazhdojnë edhe të hënën.

Zemërimi i hapur dhe shkalla e protestave janë të pashembullta në këtë rajon. Një frymë revolucioni po fryn nëpër rrugët e Khabarovskit në Lindjen e Largët të Rusisë. Nxitja: Arrestimi i guvernatorit Sergei Furgal. 50-vjeçari u arrestua nga një njësi speciale, të enjten e kaluar dhe u shoqërua në Moskë, 8,000 kilometra larg, ku pritet të gjykohet. Ai akuzohet për kryerjen e disa vrasjeve të personave të biznesit në 2004 dhe 2005.

Por në Khabarovski, vështirë se dikush beson në këtë version, sepse kaq gjatë është pritur dhe tek tash të akuzohet Furgal. Njerëzit janë të bindur se guvernatori i tyre po bie viktimë e etjes për hakmarrjenga Vladimir Putin .

Gabimi i Furgalit: Ai është më i popullarizuar se Putini

Pas zgjedhjeve të fundit, Furgali nuk ishte i admiruarii Moskës. Ai jo vetëm që arriti të ishte më i sukseshëm, po arriti qët´ia rrëmbej postin të besuarit të Putinit, Vyacheslav Sport, dhe gjithashtu u bë më i popullarizuar se vetë Putin. Fuqiplotii Presidentit të Federatës Ruse në Qarkun Federal Far Lindor, Yuri Trutnew citoi për Furgalin nga vetja e tij : një shaka për Furgalin, se renditja e tij në zgjedhje ishte më e mirë se e Putinit. "Duket e trishtueshme nëse renditja juaj shkon më lart se ato të preferuarëve të presidentit," tha Trutnew fjalë për fjalë, siç tregojnë audio regjistrimet.

Furgali theu një ligj të pashkruar të Kremlinit : Cari (Putini ) është i mirë, djemtë (fisnikët rusë) janë të këqij. Kjo politikë ndjek një parim shekullor. Kremlini nuk ka nevojë për të preferuarit e popullit. Putin ka nevojë vetëm për ndjekës besnikë. Sa më pak të njohur që janë, aq më mirë për Putinin. Sa më mirë që të jetë ai vetë.

Hakmarrja personale

Putini ka kohë që ka një mëri personale ndaj Furgalit. Zgjedhja e tij si guvernator ishte një "shuplakë fytyrës " për Putinin, tha politikani i opozitës Alexei Navalny në një transmetim të drejtpërdrejtë në Youtube . "Kjo fyerje është arsyeja e arrestimit të Furgal". Putin tani hakmerret për këtë poshtërim publik, veçanërisht pasi pësoi një tjetër humbje.

Në zgjedhjet rajonale të vitit 2019, partia e Putinit të Rusisë së Bashkuar në rajonin e Khabarovsk mori vetëm 12.51 përqind të votave - ku ajo më parë mbante të gjitha vendet në Dumën Rajonale.

Nga këndvështrimi i Kremlinit, rezultatet e votimit për të ndryshuar kushtetutën ruse këtë verë kurorëzojnë memë të keqen. Rajoni i Khabarovskit është një nga të paktat rajone, ku thuhet se nuk ka manipuluar me zgjedhjet.

Rezultatet për Putinin ishin përkatësisht jo të kënaqshme. Vetëm 44 përqind e popullsisë morën pjesë në votimet atje. 62 përqind e tyre votuan për të - dhe kështu për fuqinë e vazhdueshme të Putin. Kjo është një nga normat më të ulëta në të gjithë vendin - ishte vetëm më e ulët në rajonin Omsk, Magadan, Kamchatka dhe Yakutia. Për Putinin - i cili dëshironte të fitonte shumicën absolute të popullsisë me çdo kusht në këtë votim - rezultatet ishin një shuplakë tjetër në fytyrën e tij.

"Arrestimi i Furgalit tregon panikun e Putinit," tha Nawalny. "Ai është simboli ideal për humbjen shkatërruese të kontrollit të Putinit mbi sistemin politik."

"Njerëzit janë të zemëruar, të mërzitur, të varfëruar"

Vëzhguesit i shohin protestat masive në Khabarovsk si dëshmi të pakënaqësisë në rritje ndaj sistemit politik dhe vetë Putinit.Gjenady Gudkov, një politikan kritik ndaj qeverisë, i tha radio Echo Moskwy se protestat ishin një paralajmërim i fundit për shefin e Kremlinit. "Njerëzit janë të zemëruar dhe të varfëruar. Ata nuk shohin më perspektivë për veten e tyre." Ata gjithashtu kishin mjaft arbitraritet të burokratëve dhe forcave të sigurisë.

Shkencëtari politik Abbas Galljamow gjithashtu i sheh protestat si një "qëndrim të qartë kundër Moskës" midis njerëzve në rajonet e Rusisë.

Një valë arrestimesh po qarkullon mbi Rusinë që nga mbajtja e referendumit për të ndryshuar kushtetutën ruse. Me luftën e pretenduar kundër krimit, Putini shpresonte të fitontengritjen e tij të popullaritetit në këtë rast. Përkundrazi, ai bëri të kundërtën dhe ktheu një rajon të tërë kundër tij. Khabarovski i dërgon një sinjal diskutabil Kremlinit: Edhe nëse dikush tenton të anuloi sukseset e tij, nuk fiton autoritet.

Kremlini është duke punuar në një interpretim të ri

Moska duket e hutuar nga protestat. Forcat e policisë lokale në Khabarovski po mbrohen. Televizioni shtetëror hesht. Në lajmet nga Pervyj Kanal, burimi kryesor i informacionit për rusët, protestat nuk përmenden me asnjë fjalë të vetme. Heshtja është një metodë që tashmë është përdorur në demonstrata të tjera.

Sidoqoftë, përgatitjet për ri-interpretimin e protestave tashmë kanë filluar në sfond. Raportet e para janë shpërndarë se demonstratat janë të organizuara. "Pas lëvizjeve masive ka gjithmonë forca politike të interesuara që ndjekin qëllimet e tyre, dhe kjo prekë veçanërisht të gjitha proceset" spontane "," thotë një raport nga agjensia e lajmeve Ria të hënën . Një "Person" qëndron pas protestave.

Tani mbetet për t´u parë se si kryepropagandisti i Kremlinit Vladimir Solovyov përpiqet të fajësojë popullsinë, në paraqitjen e tij politike shumë-orëshe se : qeveria amerikane, CIA, apo gjoja Alexei Navalny i sponsorizuar nga perëndimi - ose të gjithë ata së bashku - po e inskenojnë, organizojnë dhe po i paguajnë njerëzit për të demonstruar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat