India regjistron 100 mijë raste të koronavirusit në katër ditët e fundit - Bota Sot
India regjistron 100 mijë raste të koronavirusit në katër ditët e fundit

Bota

India regjistron 100 mijë raste të koronavirusit në katër ditët e fundit

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 09:05
Foto Ilustrim

Më shumë se 100,000 njerëz në Indi kanë dalë pozitivë me koronavirus vetëm në katër ditët e fundit, njoftoi ministria indiane e Shëndetësisë dhe Mirëqenies së Familjeve të martën.

Vendi regjistroi 28.498 raste të reja dhe 553 vdekje të reja në 24 orët e fundit, tha ministria. Kjo rrit totalin e rasteve në vend në 906.752 raste dhe 23.727 vdekje.

Jo të gjitha këto raste janë aktive: Më shumë se 571,000 janë shëruar nga virusi, duke lënë 311.565 raste ende aktive.

Më shumë se 12 milionë teste janë kryer në shkallë vendi, sipas Këshillit Indian të Kërkimeve Mjekësore, raporton CNN.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat