OKB: Të ndërpritet menjëherë konflikti i armatosur Armeni-Azerbajxhan

Bota

OKB: Të ndërpritet menjëherë konflikti i armatosur Armeni-Azerbajxhan

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 15:09
Foto Ilustrim

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka shprehur shqetësimin e thellë për raportet mbi përleshjeve e dhunshme të armatosura në kufirin midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, që ka rezultuar deri tani me vdekjen e katër ushtarëve azerë.

Guterres bëri apel për ndërprerjen e menjëhershme të luftimeve dhe ftoi palët ”të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të qetësuar situatën” dhe ”të përmbahen nga retorika provokuese”.

Shefi i OKB përsëriti mbështetjen e tij të plotë për përpjekjet e bashkëkryetarëve të grupit të Minskut të OSBE-së që në një deklaratë dënuan shkeljet e fundit të armëpushimi midis Armenisë dhe Azerbajxhanit dhe kanë ftuar palët “të marrin të gjitha masat e nevojshme për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm”.

Guterres i nxiti ata të përballen me këtë situatë të rrezikshme dhe të kërkojnë një zgjidhje paqësore.

Armenia dhe Azerbajxhani luftojnë për kontrollin e Nagorni-Karabahut, një rajon me shumicë armene brenda të kufijve zyrtarë të Azerbajxhanit, që nga fillimi i viteve ’90.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat