Shumë vende përgatiten për “masa të ashpra”, mes paralajmërimeve të një shpërthimi të rasteve me coronavirus në botë

Bota

Shumë vende përgatiten për “masa të ashpra”, mes paralajmërimeve të një shpërthimi të rasteve me coronavirus në botë

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 15:30
Foto Ilustrim

Shumë kombe janë të vendosur të imponojnë kufizime më të ashpra për të kontrolluar pandeminë e coronavirusit mes paralajmërimeve për rrezikun jashtëzakonisht të lartë të një shpërthimi në shkallë të gjerë.

Kështu, sipas mediave të huaja, shumë pjesë të Azisë, rajoni i goditur për herë të parë nga coronavirusi që u shfaq në Kinën qendrore në fund të vitit të kaluar, po gjejnë shkak për të ndalur rihapjen e ekonomive të tyre, edhe pse disa morën lëvdata për përgjigjet e tyre fillestare ndaj shpërthimit.

Në këtë drejtim, Hong Kongu, i cili pati mjaft raste në valën e parë të pandemisë, do të imponojë masa të rrepta distancimi sociale nga mesnata e së martës, më e rrepta deri më tani në qendrën financiare të Azisë.

Veç kësaj, edhe Filipinet vendosën një bllokim dy-javor për 250,000 njerëz në kryeqytetin Manila ndërsa infeksionet e reja u rritën.

Numri i rasteve me coronavirus në Indi u rrit me 28,000 të tjerë të martën dhe po afron shpejt në 1 milion.

Ky vend është vendi i tretë i prekur nga infeksionet, vetëm pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit.

Veç këtyre, rastet me coronavirus në Afrikë janë ngjitur në mbi 600,000 ndërsa pandemia në kontinentin 54-vendesh vazhdon të arrijë shpejtësinë.

Siç bëhet e ditur më tej, Afrika tejkaloi numrin e rasteve në gjysmë-milion më pak se një javë më parë.

Kontinenti tani ka më shumë se 610,000 raste të konfirmuara dhe Afrika e Jugut ka më së shumti raste në kontinent, me më shumë se 287,000.

Sipas një shkrimi të DailySabah, spitalet publike të Afrikës së Jugut tashmë po mbushën dhe qeveria të dielën mbrëma vendosi një ndalim të shitjes së alkoolit me efekt të menjëhershëm për të ndihmuar në lirimin e shtretërve spitalorë.

Kjo pasi që kthimi i shitjeve të alkoolit më 1 qershor u fajësua për një rritje të pranimeve urgjente, si dhe një rritje të numrit të grave dhe fëmijëve të vrarë.

Vende të tjera që kanë probleme me mungesën e pajisjeve dhe personelit mjekësor përfshijnë Nigerinë, vendin më të populluar të Afrikës, i cili ka më shumë se 33,000 raste.

Në anën tjetër, Amerika Latine të hënën regjistroi numrin e dytë të vdekjeve në botë, duke deklaruar gjithsej 144,758 vdekje për të kaluar 144.023 të regjistruar në Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë.

Në kontinentin e vjetër, Evropë, gjithashtu ka rritje të rasteve dhe numri i të vdekurve ka arritur në 202.505.

Në Spanjë, për shembull, zyrtarët rajonalë ishin në “gjendje të keqe” me gjykatat pasi një gjyqtar pezulloi një mbyllje bllokimi vetëm disa orë pasi u shqiptua për 160,000 njerëz në qytetin Lerida pas një rritje të mprehtë të rasteve.

Ndërsa shpërthimi i coronavirusit është përkeqësuar në dy qytetet më të mëdha të Australisë, baret e Sidneit u porositën të zvogëlojnë numrat e klientëve.

Autoritetet e New South Wales (NSW) u thanë njerëzve që të kufizojnë turmat në 300 dhe të punësojnë stafin e sigurisë për të zbatuar distancimin shoqëror pas një ngjarje “super-përhapëse” në një bar të popullarizuar në jugperëndimin e qytetit, të nxitur nga frika e një vale të dytë të epidemisë.

Në shtetin fqinj Victoria, i cili është bërë epiqendra e coronavirusit në Australi, zyrtarët raportuan dy vdekje të reja të martën, duke arritur totalin prej 110 në vendin me rreth 25 milionë banorë.

Kishte 270 infeksione të reja në dhe rreth Melbourne gjithashtu, duke shtyrë numrin e përgjithshëm kombëtar të 10,000.

Si pasojë, më shumë se 5 milionë banorë në rajonin e Melburnit u urdhëruan në një mbyllje gjashtë javore, javën e kaluar – në përpjekje për të frenuar shpërthimin, dhe zyrtarët e NSW paralajmëruan se kufizime të ngjashme mund të duhet të rivendosen edhe në Sidnej.

Ndryshe, numri i infeksioneve me coronavirus në mbarë botën u rrit në 13 milionë të hënën, sipas një raporti të Reuters, duke u ngjitur me një milion në vetëm pesë ditë – dhe pandemia tani ka vrarë më shumë se gjysmë milion njerëz në gjashtë muaj e gjysmë.

Një ekspert francez paralajmëroi se një vaksinë plotësisht e efektshme ishte shumë e pamundur deri në vitin 2021.

Dhe në atë që mund të konsiderohet “një goditje” për ata që janë rikuperuar, studiuesit në Kings College London thanë që të mbijetuarit e COVID-19 mund të humbin imunitetin e tyre, duke i lënë ata të prekshëm, nëse një rikthim ndodh brenda pak muajve.

Ndërkohë kreu i OBSH-së paralajmëroi që pandemia COVID-19 po përkeqësohet globalisht dhe gjërat nuk do të kthehen në “normale të vjetër” për ca kohë.

Në një konferencë shtypi të hënën, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se “nuk do të ketë kthim në normalen e vjetër për një të ardhme të parashikueshme”.

Tedros tha se ndërsa shumë vende, veçanërisht në Evropë dhe Azi, kanë sjellë nën kontroll shpërthimet, shumë të tjerë po shohin se tendencat e viruseve po lëvizin në drejtimin e gabuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat