Çfarë po ndodh? Disa shpërthime misterioze, Irani në flakë

Bota

Çfarë po ndodh? Disa shpërthime misterioze, Irani në flakë

Më: 18 korrik 2020 Në ora: 09:41
Foto ilustrim

Një zjarr ka përfshirë portin e Bushehr-it në Iran, ku si pasojë kanë marrë flakë të paktë 7 anije, të cilat janë shkatërruar plotësisht. Autoritetet e menaxhimit të krizës, theksuan se zjarri mendohet të ketë filluar të mërkurën pasdite, ku pas përpjekjeve të shumta të zjarrfikësve, nuk mundën ta shuanin atë. Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende. Agjencia shtetërore e lajmeve në Iran IRNA, thekson se nuk raportohen viktima.

Incidenti i fundit është vijimi i një sërë shpërthimesh misterioze në vendet kryesore të shtetit Iranian, përfshirë këtu edhe një zjarr në bazën bërthamore në Nataz javën e kaluar dhe një shpërthim pranë objektit të zhvillimit ushtarak Parchin në Qershor. Duket se Irani nuk po gjen qetësi, ku të martën në mbrëmje në qytetin e Lamerd-it në një fabrikë alumini u përfshi nga flakët, për fat nuk kishte viktima.

Autoritete policiore po hetojnë rastet shpërthimit të zjarreve, një pistë hetimi mund të jetë edhe ajo e zjarrvënies së qëllimshme. Porti i Bushehr-it ndodhet në bregdetin lindor të Gjirit Persik, 430 milje në jug të kryeqytetit të Teheran-it. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat