Rekord i ri, OBSH thotë se dje u shënua shifra më e lartë e të infektuarve që nga fillimi i pandemisë

Bota

Rekord i ri, OBSH thotë se dje u shënua shifra më e lartë e të infektuarve që nga fillimi i pandemisë

Më: 19 korrik 2020 Në ora: 08:26
Ilustrim

24 orëshi i fundit ka shënuar një tjetër rekord të ri të infektimeve nga koronavirusi në tërë botën.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë numri i rasteve të reja brenda 24 orëve arriti pothuajse 260 mijë, numri më i lartë i infektimeve qëkur filloi pandemia. Vendet me rritjen më të madhe të rasteve janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Brazili, India dhe Afrika e Jugut.

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi gjithashtu se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 7 mijë e 360 të vdekur nga COVID-19, shifra më e lartë e viktimave që nga 10 maji.

Sipas universitetit “John Hopkins”, të shtunën, shifra e të infektuarve shkoi zyrtarisht mbi 14 milion dhe mbi 600 mijë të vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat