Çifti britanik i martuar për më shumë se 60 vite, mposhti betejën e coronavirusit

Bota

Çifti britanik i martuar për më shumë se 60 vite, mposhti betejën e coronavirusit

Më: 19 korrik 2020 Në ora: 18:20
Gillian England dhe Micheal

Të moshuarit nga Britania e Madhe të martuar për më shumë se 60 vite, mposhtën coronavirusin së bashku, me këtë rast të dy u liruan së fundmi nga spitali.

Image

Sipas mediave të huaja, Gillian England 88 vjeç, dhe burri i saj 91 vjeçar Micheal, kaluan tre javë në spital, kur më në fund u liruan nga qendra e Leicester Royal Infirmary.

Bëhet e ditur se çifti britanik do të vazhdojë trajtimin tani nga shtëpia.

Image

Ditëve të fundit, stafi i spitalit admiroi vullnetin e tyre, pasi të dy mbështesnin njëri-tjetrin përgjatë kësaj sfide.

Të moshuarit si dhe familja e tyre, falenderuan stafin e Shërbimit Kombëtar, për punën dhe kujdesjen e tyre të palodhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat