Narko-karteli meksikan armatoset deri në dhëmbë, trupat i ka të pajisur më mirë sesa ushtria

Bota

Narko-karteli meksikan armatoset deri në dhëmbë, trupat i ka të pajisur më mirë sesa ushtria

Më: 20 korrik 2020 Në ora: 15:42
Meksikë

Zyrtarët e lartë të sigurisë në Meksikë janë duke analizuar një video të publikuar në internet, ku shfaqen trupa të armatosur deri në dhëmbë dhe që besohet të jenë anëtarë në narko-kartelit Halisko.

Sekretari meksikan për Siguri Publike, Alfonso Durazo, ka bërë të ditur se është duke analizuar autenticitetin e videos së publikuar në internet, transmeton Telegrafi.

Në videon e shkurtër mund të shihen burra të uniformuar, me pushkë të gjata dhe armë tjera duke qëndruar pranë veturave të blinduara, e në uniformë mbanin logon CJNG që do të thotë “Halisko Nuevo Generacion”.

Më pas janë filmuar duke u betuar për besnikëri ndaj liderit të tyre, Nemesi Osegeri.

Siq raportojnë mediat meksikane, ushtarët i përkasin “forcave speciale” të Haluskos, të pajisur me armët më moderne madje edhe më të avancuara sesa që i posedon ushtria meksikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat