Kina “kërcënon” Britaninë pas vendimit për Hong Kongun

Bota

Kina “kërcënon” Britaninë pas vendimit për Hong Kongun

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 12:41
Foto ilustrim

Ambasadori i Kinës e ka akuzuar qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar se ka ndërhyrë në punët e brendshme të vendit të tij duke suspenduar procesin e ekstradimit me Hong Kongun.

Të hënën, sekretari i punëve të jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Dominic Raab, njoftoi se qeveria në të cilën bën pjesë do të ndiqte veprimet nga Australia, Kanadaja dhe SHBA-ja, dhe formalisht do të suspendonte marrëveshjen e ekstradimit me Hong Kongun si kundëpërgjigjje ndaj vendosjes së njëanshme të Pekinit të ligjeve mbi sigurinë kombëtare.

Kjo ngjarje ndodh pikërisht pak para vizitës në Londër të sekretarit amerikan të shtetit, Mike Pompeos, për të diskutuar për Kinën, 5G-në, dhe një marrëveshje të tregtisë së lirë post-Brexit me kryeministrin Boris Johnson.

Pompeo arriti në Londër të hënën por nuk iu adresua mediave, shkruan The Guardian.

Mbretëria e Bashkuar po ashtu zgjati embargon e armëve ndaj Kinës që ishte vendosur pas masakrës në Tiananmen Square në vitin 1989, dhe javën e kaluar i kufizoi kohën e qëndrimit kompanisë telefonike Huawei në rrjetin 5G në vend.

Ambasadori kinez në Londër, Liu Xiaoming, akuzoi vendin se “në mënyrë blatante ishte interferuar në punët e brendshme të Kinës dhe kishte kundërshtuar ligjin ndërkombëtar dhe normat bazike të marrëdhënieve udhëheqëse ndërkombëtare”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat