Argjentina shënon rekord të viktimave të koronavirusit për 24 orë

Bota

Argjentina shënon rekord të viktimave të koronavirusit për 24 orë

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 12:52
Foto Ilustrim

Gjatë 24 orëëve të kaluara, në Argjeninë janë regjistruar 92 viktima të koronavirusit. Kjo është shifra më e madhe ditore që nga fillimi i përhapjes së virusit në shtetin e largët.

Përpos të vdekurve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 3,937 raste të reja të infektimeve dhe shifra e përgjithshme e të prekurve në këtë vend shkoi në 130,774, shkruan “CNN”.

Rritja e numrit ditor të viktimave erdhi pasi autoritetet e rihapën pjesërisht kryeqytetin Buenos Aires, ku janë regjistruar 90 për qind e rasteve deri më tani.

Pavarësisht rasteve të reja, gjendja në Argjentinë është shumë më e mirë krahasuar me shtetin fqinj, Brazilin, ku për çdo ditë po regjistrohen qindra të vdekur nga pandemia.

Amerika Latine është një ndër rajonet më të prekura në botë nga sëmundja e re, në bazë të të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat