Merret peng autobusi me rreth 20 udhëtarë në Ukrainë, dëgjohen të shtëna

Bota

Merret peng autobusi me rreth 20 udhëtarë në Ukrainë, dëgjohen të shtëna

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 14:11
Foto Ilustrim

Një burrë që thotë se është i armatosur me armë dhe mjete shpërthyese e ka marrë peng një autobus në qytetin perëndimor ukrainas, Lutsk. Në autobus besohet se mund të jenë deri në 20 persona.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, tha se janë dëgjuar të shtëna dhe se autobusi është dëmtuar. Policia lokale e ka bllokuar qendrën e qytetit.

Policia e identifikoi të dyshuarin si Maksym Kryvosh, 44 vjeç, i lindur në Rusi.

Përmes rrjeteve sociale, ky person kërkoi që zyrtarët e lartë ukrainas të publikojnë deklarata me të cilat thonë se janë terroristë. Ai gjithashtu kërcënoi se do ta shpërthejë një bombë në një vend me shumë njerëz.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Anton Gerashchenko, tha se ky person ka qenë i dënuar dy herë dhe i ka kaluar rreth dhjetë vjet në burg.

“E kemi situatën nën kontroll të plotë. I di të gjitha hollësitë. Jam duke biseduar me specialistët tanë që janë në Lutsk. Profesionistët janë duke punuar, duke bërë gjithçka që t’i lirojnë pengjet tona”, thuhet në deklaratën e presidentit Zelenskiy.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat