Pompeo e akuzon OBSH-në, thotë se Kina e ka futur në ‘xhep’ atë

Bota

Pompeo e akuzon OBSH-në, thotë se Kina e ka futur në ‘xhep’ atë

Më: 22 korrik 2020 Në ora: 20:41
Pompeo

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka kritikuar ashpër Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), gjatë një takimi në Britani të Madhe, duke thënë se OBSH-ja është në xhepin e Kinës.

Pompeo ka akuzuar OBSH-në se është përgjegjëse e mijëra vdekjeve në Britani të Madhe.

Ai këto deklarata i dha duke u bazuar me informacionet që ka intelegjenca.

Pompeo u ka thënë të pranishmëve se OBSH-ja është një organizatë politike dhe jo shkencore, ndërkaq shefin e saj, Tedros Gebregesus, e ka akuzuar si të afërt me Kinën.

Sipas mediave, Pompeo po lobonte që Britania t’i bashkohej SHBA-së në braktisjen e OBSH-së. Mediat gjithashtu kanë kërkuar sqarim nga organizata shëndetësore, por zyrtarë të saj kanë deklaruar se nuk janë në dijeni për akuzat e sekretarit Pompeo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat