Të riun e vranë 16 vite më parë, por e vërteta nuk u zbulua kurrë – për shkak të një serie rifilluan hetimet në SHBA

Bota

Të riun e vranë 16 vite më parë, por e vërteta nuk u zbulua kurrë – për shkak të një serie rifilluan hetimet në SHBA

Më: 24 korrik 2020 Në ora: 15:35
FBI

Trupi i afro-amerikanit Alonzo Brooks është gjetur në vitin 2004. E sot pas më shumë se një dekade, FBI ka zhvarrosur eshtrat e tij pasi që një dokumentar i publikuar në Netflix i titulluar “misteret e pazgjidhura”, e kanë vënë sërish në plan të parë, shkruan CNN.

Brooks ishte vetëm 23-vjeç kur ndërroi jetë. Ishte një nga tre fëmijët afro-amerikanë që morën pjesën në një aheng në Kanzas, ku merrnin pjesë edhe 100 mysafirë tjerë, thuhet në kumtesën e FBI-së.

Në aheng kishte shkuar me miq, por ata ishin larguar para tij duke e lënë pa transport deri në shtëpi. E të nesërmen ai nuk u kthye në shtëpi, ndërkaq familjarët e brengosur i telefonuan policisë.

Pas një muaji kur familjarët dhe miqtë organizuan kërkimin, trupi i tij është gjetur në shkurre. Pas obduksionit zyrtar të kryer në vitin 2004, nuk është konstatuar shkaku i vdekjes, kështu rasti i tij ka mbetur i pazgjidhur.

Megjithatë, FBI dhe ministria e Drejtësisë sërish ka hapur hetimet, e FBI gjatë muajit të kaluar pati njoftuar se ofron një shpërblim prej 100 mijë dollarëve për çfarëdo informacioni që ka dikush lidhur me vdekjen e të riut.

“Po hetojmë nëse Alonso është vrarë. Vdekja e tij është e dyshimtë, e sigurisht se shumë njerëz e dinë se çfarë ka ndodhur atë natë në prill të vitit 2004. Është koha që e vërteta të del në dritë. Familja e tij meriton të di të vërtetën”, ka deklaruar gjykatësi Stephen McAllister.

Në anën tjetër, FBI-ja ka shtuar se po hetohet vdekja e tij dhe po cilëson si krim me motive racore. Që nga fillimi i rastit qarkullojnë se Brooks ka qenë viktimë e një loje të ndyrë.

“Disa thonë se Brooks ka flirtuar me një vajzë, e disa thonë se disa të rinj të bardhë që ishin nën ndikim të alkoolit deshën ta rrahin afro-amerikanin”, thonë në FBI.

“Unë jam meksikane e babai i tij afro-amerikan. Ata nuk e kanë vrarë vetëm një racë, por dy. Ka qenë shënjestër për shkak të ngjyrës së lëkurës”, ka thënë e ëma e tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat