Brazili regjistron mbi 1.100 vdekje brenda një dite shkaku i coronavirusit

Bota

Brazili regjistron mbi 1.100 vdekje brenda një dite shkaku i coronavirusit

Më: 25 korrik 2020 Në ora: 10:47
Foto Ilustrim

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka regjistruar rritjen më të lartë të infetuarve me COVID-19 në një ditë të vetme.

Vdekjet e përditshme janë në nivelin më të lartë që nga muaji prill, pasi pandemia nuk tregon shenja të zvogëlimit, raporton deutchewelle.

Brazilianët si duket po ballafaqohet me një valë të dytë të të infektuarve me coronavirusin.

Në Brazil, 55.891 raste të tjera me coronavirus u regjistruan në 24 orët e fundit, dhe 1,156 njerëz të tjerë vdiqën. Deri më tani raportohet se 85.236 njerëz kanë vdekur, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e shtetit brazilian.

Ndryshe, vlen të theksohet se që nga fillimi i epidemisë, 2.343.366 njerëz janë infektuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat