Pas testit të katërt, presidenti brazilian del se është shëruar nga Covid-19

Bota

Pas testit të katërt, presidenti brazilian del se është shëruar nga Covid-19

Më: 25 korrik 2020 Në ora: 14:41
Jair Bolsonaro

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, ka thënë se ka dalë negativ në testin e katërt për koronavirus.

“RT-PCR për Sars-Cov-2: negativ. Ditë të mirë të gjithëve”, ka shkruar ai në rrjetin social, Tëitter.

Të mërkurën, Bolsonaro kishte njoftuar se ka dalë pozitiv në testin për koronavirus për herë të tretë radhazi. Ai ishte diagnostikuar me Covid-19 për herë të parë më 7 korrik.

Bolsonaro është i njohur për qëndrimet kundër masave kufizuese. Ai në të kaluarën është përpjekur ta nënvlerësojë rrezikun që vjen nga pandemia, duke e përshkruar sëmundjen si një grip të vogël.

Megjithatë, vendi i tij është prekur shumë nga koronavirusi. Brazili është shteti me më së shumti raste në Amerikën Latine dhe në mesin e shteteve më të prekura në botë.

Deri më tani, atje janë regjistruar 2,348,200 persona të infektuar dhe mbi 85 mijë të vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat