Bisedimet e karantinës në ishujt Spanjoll po vazhdojnë

Bota

Bisedimet e karantinës në ishujt Spanjoll po vazhdojnë

Nga: E.R Më: 27 korrik 2020 Në ora: 16:52
Foto Ilustrim

Një burim i qeverisë në Mbretërinë e Bashkuar ka konfirmuar se bisedimet janë duke vazhduar me Spanjën rreth futjes së urave ajrore me ishujt e Spanjës, në mënyrë që njerëzit që vijnë nga Balearics dhe Kanaries nuk duhet të karantinojnë.

Industria e udhëtimeve po lobon qeverinë dhe shpreson që një vendim të merret deri të Premten, shkruan BBC, transmeton ''Bota sot''.

Një burim i industrisë së udhëtimit tha që qeveria u kishte thënë atyre se dëshironin të studionin më shumë të dhëna nga ishujt e Spanjës përpara se të merrnin një vendim.

Një burim qeverie tregoi për BBC se një vendim mbi këtë çështje nuk do të merrej në afatin e menjëhershëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat