Koronavirusi, një milionë të prekur në katër ditë

Bota

Koronavirusi, një milionë të prekur në katër ditë

Më: 27 korrik 2020 Në ora: 21:15
Foto ilustrim

Situata në Gjermani duket e qëndrueshme, por në Bavari autoritetet kanë paralajmëruar valën e dytë të virusit vdekjeprurës. Shumë ferma lokale janë mbyllur, teksa kryeministri bavarian Markus Soeder bëri thirrje për respektim më të rreptë të rregullave.

Spanja ndërkohë këmbëngul se është një vend i sigurt për turistët, pasi Mbretëria e Bashkuar vendosi karantinë 2 javore për të gjithë qytetarët që kthehen nga ky vend.

Problem mbetet krahina e Katalunjes, e cila regjistroi 5487 të infektuar javën e kaluar, një rritje me thuajse 2 mijë të prekur krahasuar me një javë më parë.

Vendimi u reflektua menjëherë tek rezervimet e biletave dhe pritet të jetë një goditje për industrinë e turizmit. Autoritetet britanike thanë se po ndjekin me vëmendje rastet në Gjermani dhe Francë.

Pas eksperiencës së tij në terapi intensive, kryeministri Boris Johnson u ka bërë thirrje britanikëve të bëjnë më shumë sport dhe të ndjekin një stil më të shëndetshëm jetese, pasi mbipesha sipas tij ka ndikim të drejtpërdrejtë tek pacientët e prekur me Covid. 56-vjeçari tha se kishte rënë më shumë se 6 kilogramë.

Vietnami po evakuon 80,000 njerëz, kryesisht turistë vendas, nga pika më e frekuentuare turizmit në Danang pasi tre banorë u testuan pozitivë për koronavirus gjatë fundjavës. Evakuimi do të marrë të paktën katër ditë me linjat ajrore vendase që kryejnë afro 100 fluturime çdo ditë nga Danang në 11 qytete të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat