Pacientja me koronavirus kthehet në shtëpi pas 111 ditësh në spital

Bota

Pacientja me koronavirus kthehet në shtëpi pas 111 ditësh në spital

Nga: E.R Më: 28 korrik 2020 Në ora: 13:12
Safurat Oyenike Ladoje

Një grua 75-vjeçare në Mbretërinë e Bashkruar është kthyer përfundimisht në shtëpi pasi kaloi 111 ditë në spital me koronavirus.

Safurat Oyenike Ladoje u pranua në Spitalin e Madh Perëndimor në Swindon, në jug-perëndim të Anglisë, më 2 prill dhe ishte në një ventilator në kujdes intensiv për gjashtë javë, shkruan BBC, transmeton ''Bota sot''.

Safurat është pacientja më e vjetër që është shëruar pasi është ventiluar në spital.

"Unë nuk mund të flas ose të ngrihem. Unë thjesht po falënderoj Zotin që jam akoma gjallë," tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat