‘Koronavirusi nuk njeh stinë’/ OBSH: Do ketë rënie e ngritje shpërthimesh

Bota

‘Koronavirusi nuk njeh stinë’/ OBSH: Do ketë rënie e ngritje shpërthimesh

Më: 28 korrik 2020 Në ora: 20:49
Foto ilustrim

Gjatë një deklarate ditën e sotme, zëdhënësja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Margaret Harris, ka paralajmëruar njerëzit të mos ngrejnë panikë për rritje të numrave të të infektuarve.

“Njerëzit po e diferencojnë virulencën në bazë të stinëve. Ajo çfarë duhet të dijmë është se ky virus është i ri për ne dhe ne ende nuk e dijmë formën e sjelljes së tij”, është shprehur Harris në një prononcim për mediat.

Në sqarimin e saj, zëdhënësja e OBSH-së, tha se do ketë valë të mëdha shpërthimesh, rënie e ngritje, çdo herë.

“Gjëja më e mirë është të rrafshohen kurbat e ngritura”, është shprehur tutje ajo.

Organi shëndetësor i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) iu ka bërë thirrje qeverive nëpër botë për bashkërendim të masave për parandalimin e Covid-19.

Sipas tyre, maskat nuk duhet të jenë ngushëllimi i vetëm për parandalim të Covid-19.

Në masat e rekomanduara nga organizata botërore përfshihen larja e shpeshtë e duarve, mbajtja e distancës fizike (2 metra), si dhe bartja e maskës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat