Mbi 17 milionë të prekur me COVID-19 në botë

Bota

Mbi 17 milionë të prekur me COVID-19 në botë

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 20:24
Foto ilustrim

Mbi 17 milionë persona janë prekur nga koronavirusi në botë, ndërsa më shumë se gjysma e tyre janë në tri shtete.

Të paktën 17 milionë e 22 mijë e 877 raste dhe 666 mijë e 586 të vdekur janë regjistruar në botë, veçanërisht në SHBA, vendi më i prekur me 4 milionë e 426 mijë e 982 raste dhe 150 mijë e  713 të vdekur, pastaj Brazili me 2 milionë e 552 mijë  e 265 raste dhe 90 mijë e 134 të vdekur dhe India me 1 milion e 583 mijë e 792 raste dhe 34 mijë e 968 të vdekur.

Ritmi i pandemisë vazhdon të përshpejtohet në botë, me një milionë raste të regjistruara në katër ditë.

Megjithatë, ky numër i rasteve të diagnostikuara nuk reflekton numrin real të kontaminimeve pasi shumë vende testojnë vetëm rastet që kanë nevojë për shërbim spitalor për shkak të kapaciteteve të ulëta të depistimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat