Vietnami regjistron të vdekurit e parë nga COVID-19 - Bota Sot
Vietnami regjistron të vdekurit e parë nga COVID-19

Bota

Vietnami regjistron të vdekurit e parë nga COVID-19

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 20:11
Foto ilustrim

Një 68-vjeçare është bërë personi i tretë në Vietnam që ka vdekur si pasojë e COVID-19.

Ajo vuante edhe nga kanceri i gjakut, ndërsa ka vdekur dy ditë pasi është diagnostikuar me COVID-19, kanë njoftuar mediumet e huaja.

“Pacientja 499” ishte banore e Da Nangut, epiqendrës së shpërthimit të ri të koronavirusit në Vietnam. Ajo ka vdekur të shtunën në mëngjes.

Të premten kishin vdekur edhe një 70-vjeçar dhe një 61-vjeçar. Janë tri rastet e para të vdekjes si pasojë e COVID-19.

Edhe 18 pacientë tjerë janë në gjendje kritike. Në Vietnam janë regjistruar 558 raste me COVID-19, 182 janë aktive.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat