Coronavirus, mbi 680 mijë viktima në botë dhe 17 milionë raste

Bota

Coronavirus, mbi 680 mijë viktima në botë dhe 17 milionë raste

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 06:50
Ilustrim

Nga fillimi i pandemisë, në të gjithë botën janë 680.014 viktimat e shkaktuara nga Coronavirus, sipas përllogaritjeve të agjencisë France Press, të bazuara te të dhëna zyrtare.

Personat e shëruara deri tani nga Covid-19 janë 10.156.500.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten vendi më i goditur me 153.314 të vdekur nga 4.562.170 raste, të ndjekur nga Brazili me 92.475 vdekje për 2.662.485 raste dhe nga Meksika me 46.688 të vdekur (424.637 raste).

Në vendin e katërt është Britania e madhe me 46.119  vdekur (303.181 raste) dhe India me 36.511 vdekje nga 1.695.988 raste.

Ndërkohë, për ditën e tretë radhazi Franca ka regjistruar mbi 1.300 raste të reja me coronavirus: një fenomen që shtypi francez e ka përshkruar si “efekti pushime”.

Në Amerikë janë regjistruar 69 mijë raste të reja në 24 orët e fundit dhe 1.442 viktima: është dita e katërt radhazi me mbi 1.200 vdekje të shkaktuara nga Coronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat