Ishin tallur aq shumë sa nuk besuan që ka coronavirus – çifti thotë se e “paguan çmimin” me infektim

Bota

Ishin tallur aq shumë sa nuk besuan që ka coronavirus – çifti thotë se e “paguan çmimin” me infektim

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 16:21
Çifti Debi dhe Michael Patterson

Çifti Debi dhe Michael Patterson thanë se ishin tallur me coronavirusin duke mos vendosur maskë dhe kanë vazhduar argëtimet me miqtë sikur nuk po ndodh asgjë në botë.

“Coronavirusi ishte pothuajse një shaka në grupin tonë të miqve”, tha Debi Patterson në një intervistë për CNN-in.

Por më pas u infektua – Debi duhej të shkonte në spital për t’iu nënshtruar oksigjeno terapisë, t.

“Ne e paguam çmimin për të”, tha Michael Patterson. Çifti nga Arizona u sëmurë në fund të muajit qershor dhe ka më shumë se një muaj që Debi ka ende simptoma të COVID-19.

“Akoma kam probleme me frymëmarrje, kollitje, lodhje, marramendje, dhimbje koke thuajse çdo ditë; duket sikur dikush po më godit në kokë”, tha ajo.

“Është qesharake të mos e marrësh seriozisht. Dua të them, unë mund të kisha vdekur ashtu si personi tjetër. Dua të them, çdokush mund. Mund të ishte njëri nga ne ose të dy”, shtoi ajo.

Michael ka një mesazh të thjeshtë për të tjerët, “Mbajeni distancën dhe vendosni një maskë në fytyrë”.

Ndryshe, SHBA-ja ka regjistruar më shumë se 4.8 milionë raste të të infektuarve me coronavirus gjesa kanë ndërruar jetë mbi 158 mijë persona. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat